Pas takimit të 24 nëntorit dhe konferencës ku u publikua krijimi i federatës opozitare, është ndërmarrë një tjetër hap, këtë herë me ftesë të Agron Dukës. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, thirri në një takim informal kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, Nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kreun e grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së së Berishës Flamur Noka.