Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka debatuar me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Gjatë debatit të tyre dëgjohet teksa Bardhi i thotë kryeparlamentares se po trajton Kuvendin sikur të ishte vila e saj private, për të cilën thotë që e ka blerë me paratë e korrupsionit.