Nga rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas polemikave në lidhje me një deklaratë të një dite më parë të tij. Ai shkroi të hënën në Facebook se një serb që i hakërrehet Dua Lipës në rrjetet sociale vetëm sepse ajo është një kosovare krenare, nuk ndryshon askund me shqiptarët që iu sulën Bregoviç-it. Por, kjo u konsiderua si një lloj barazimi mes saj dhe Bregovicit cka e detyroi Ramën të sqarojë se nuk ka bërë asnjë krahasim por ka thënë me një shembull, të vërtetën e hidhur.