Projekligji për barazinë gjinore, nuk shkaktoi vetëm debate në Parlament por solli dhe reagimin e komisioneres për zgjerimin Marta Kos që replikoi në distancë me Sali Berishën, si dhe të kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati theksoi se nisma ligjore synon shkonfigurimin e gjinisë dhe cenon familjen shqiptare. Ai nënvizoi se nuk ka asnjë direktivë e BE që e kërkon këtë, por është kërkuar nga ambasadori Silvio Gonzato.