Artisti britanik i grafitit, Banksy, ka kofirmuar për `The Art Newspaper` se ka krijuar shtatë murale në vende të ndryshme në Ukrainë, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, periferinë e Irpinit dhe qytetin e Borodjanka, në vendet më të goditura nga bombardimet ruse. Artisti ka hyrë në Ukrainë mes luftës së vazhdueshme të Rusisë. Ai ka pikturuar muret e shumë shteteve të botës, e jo vetëm Ukrainës.