Kompania Bankers Petroleum Albania vijon të jetë një partnere aktive e komuniteteve të zonave ku operon. Dy projektet më të rëndësishme edhe këtë vit në Bashkitë Roskovec dhe Patos janë fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës e fshatrave përreth. Rehabilitimi I fshatit Marinzës ka hyrë tashmë në fazën finale me shtrimin e trotuarëve dhe gjelbërimit të zonës. Ky projekt në Bashkinë Roskovec pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim duke ndryshuar kështu edhe ‘fytyrën’ e kësaj zone duke e urbanizuar dhe mundësuar hapësira shplodhëse dhe rekreative për mbi 2000 banorët e zonës.