Dosja e Prokurorisë së Fierit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj kompanisë Bankers për shmangie taksash dhe detyrimesh të tjera tatimore përmes mashtrimit me bilancet ka zbuluar edhe pagat marramendëse që një grusht drejtorësh, kryesisht të huaj të saj merrnin në Shqipëri. Sipas listës se pagave që është pasqyruar edhe në dosjen voluminoze të prokurorisë, në 20 vite operimi në Shqipëri Bankers ka ndërruar po kaq drejtorë, të cilët vlerësonin veten me paga marramendëse, deri në 20 fish të pagës mesatare në Shqipëri.