Të dhënat e sektorit bankar sipas metodologjisë vendase të matjes, tregojnë një rritje me gati 21 miliardë lekë të fitimeve neto të bankave të nivelit të dytë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se rritja e fitimeve ka ardhur kryesisht nga interesat. Analiza e Bankës së Shqipërisë tregon se shpenzimet e veprimtarisë dhe ato për provigjione janë rritur, duke ndikuar negativisht në fitimin e sektorit bankar, por rritja e fitimeve nga interesat ka qenë aq e fortë sa ka minimizuar këto humbje.