Qeveria shqiptare mori me qira dy anije që tashmë janë ankoruar në portin e Vlorës, të cilat do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike derisa TEC-et të vihen në punë. Këto dy anije të cilat u morën me qira për dy vite, llogaritet që vetëm njëra prej tyre të prodhojë 114 megawat në orë. Këtë gjë e deklaroi një nga anëtarët e grupit të punës Arbër Avrami më datë 5 prill.