Top News – ‘Banjskën’ e kreu ‘Klani i Novi Sadit’/Kurti akuzon ministrin e mbrojtjes Millosh Vuçeviç
23/10/2023 13:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se sulmin “paramilitar dhe terrorist”, ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”. “Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, si një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi dikton shtetin, në fakt, është shteti që dikton krimin”, shkroi Kurti në Facebook të hënën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kishte deklaruar më 1 tetor se gjatë operacionit “brenda manastirit u gjetën 49 persona civilë, 43 pelegrinë dhe gjashtë pjesëtarë të personelit dhe asnjë prej tyre nuk ishte dëmtuar dhe as keqtrajtuar. Duke folur për këtë të hënën, Kurti tha se “rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastirin e Banjskës, me 24 shtator ishin nga Novi Sadi. “Ndoshta e rastësishme por hetimet do të tregojnë gjithcka”, thekson ai. Kurti ndërkohë, thotë se grupi terrorist në arrati, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç, po qëndron sot në Rashkë. Beogradi u ka dhënë atyre makina skoda oktavia me targa të Beogradit dhe Nishit.Sidoqoftë, KUrti thotë se në katër komunat në veri të kosovës, terrori, kriminaliteti dhe dhuna e paramilitarëve po merr fund. “Kosova nuk ka jurisdiksion në Serbi. A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar”, përfundon Kurti.

Top News-Grevë 72-orëshe nga transportuesit/Bllokohen doganat drejt Malit të Zi, Bosnjes dhe Serbisë
13/04 12:05
Top News- Vuçiç ‘terror’ gjyqtarëve e prokurorëve që i dalin kundër, me shpatë kundër drejtësisë
13/04 11:12
Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09