Një tjetër oficer policie I Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, ka dëshmuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në cilësinë e dëshmitarit, në lidhje me tre të akuzuarit për sulmin terrorist Banjska, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq. Mirsad Kryeziu i cili mbeti i dëmtuar nga sulmi, ka treguar se si fillimisht kishin parë dy kamionë që kishin bllokuar urën e fshatit, dhe momentin e plagosjes së rreshterit të ndjerë Afrim Bunjaku. Polici Mirsad Kryeziu tregoi se në atë pjesë të Kosovës, sulmit të Banjskës I kanë paraprirë edhe disa sulme të mëhershme ndaj zyrtarëve policor.