Teksa vendosi gurthemeli për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm në Podujevë, kryeministri Albin Kurti ka fajësuar komunat që nuk kanë aplikuar për banim social dhe të përballueshëm. Kryeministri tha se nga 38 komuna, vetëm 13 prej tyre kanë bërë aplikimet.