Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve të shiut që kanë krijuar vështirësi në tre bashkitë e qarkut. Në Bashkinë e Kurbinit, problematika vijon në zonën përreth shtratit të lumit Drojë, ku puna për sistemimin e argjinaturës has në vështirësi prej prurjeve të lumit. Probleme ka edhe në fshatrat Shpërdhet dhe Skuraj të kësaj bashkie, ku ujërat kanë përmbytur toka dhe vështirësua qarkullimin në disa zona.