Ditën e enjte në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”, policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Armando Sulejmani, ish-anëtarin e bandës së Gaxhait në Vlorë, i njohur me nofkën “Çipuri”. Çipuri, i dënuar më përpara për vrasje, lëvizte në Durrës me një automjet me targa të vjedhura në Tiranë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.