Prokuroria e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfundoi hetimet dhe coi për gjykim dosjen ndaj 17 të pandehurve të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike. Grupi i strukturuar kriminal, i cili dyshohet se kishte informacione dhe nga një efektiv policie kultivonte bimë narkotike në zonat malore të qarkut Shkodër dhe Lezhë, dhe më pas i përpunonte këto bimë në vende të posacme për ti shitur më pas.