Policia greke ka bërë bilancin e operacionit tënjë dite më parë, ku u godit një grup kriminal i përfshirë në trafik droge, shkatërrime prone me eksploziv e zjarr, plagosje dhe vepra të tjera në shtetin grek. Grupi drejtohej nga burgu nga Edmond Përbashaj i njohur si “Mondi”. Në total janë arrestuar 25 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij.