Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 157 vite burg për 8 autorët e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit prillin e 2019-ës. Më konkretisht, SPAK ka kërkuar dënimin me 24 vite burg për Klement Çalën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi. Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën para 3 vitesh një shumë prej 3.4 mln euro thuhet në dosje, edhe pse mendohet se shifra ka qenë më e lartë në aeroportin Nënë Tereza.