Top News/ Baltiku, ‘liqen i NATO-s’ / Makthi i ri nordik i Putinit, edhe Suedia bashkohet në klub
28/02/2024 14:33

Deti Baltik, me një rëndësi strategjike, po quhet tani liqeni i NATO-s pasi suedia mori dritën jeshile për tiu bashkuar aleancës, duke rritur fuqinë e saj në rajon, në një zhvillim drithërues për Vladimir Putinin. Anëtarësimi i vendit në aleancë, shton edhe pjesën e fundit që mungonte në pazëll, rreth brigjeve të detit baltik, që është një portë e rëndësishme detare për Rusinë, duke e bërë më të lehtë për naton që të ushtrojë kontroll dhe të fuqizojë shtetet baltike. Analistët kanë sugjeruar se kjo do të thotë që aleatët perëndimorë, mes të cilëve britania e madhe dhe SHBA, do të kenë mundësi të mbyllin hapësirat për manovrim të rusisë në këtë trajektore të rëndësishme në rast se një luftë me moskën shpërthen. Por, moska, do të jetë në gjendje përsëri të kërcënojë infrastrukturën nënujore dhe të shënjestrojë rajonin nga bazat e saj e saj në kaliningrad, me ekspertët që paralajmërojnë se NATO duhet të qëndrojë vigjilente përballë kërcënimit rus. “Nëse shikon hartën, atëherë gjeografikisht deti baltik po bëhet liqen i natos”, thonë ekspertët, duke paralajmëruar sidoqoftë se aleanca ka ende shumë për të bërë. Të hënën e kaluar, hungaria u bë vendi i fundit i natos që miratoi kërkesën e suedisë për anëtarësim në nato. E kjo, u quajt një ditë historike nga kryeministri suedez Ulf Kristerson. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se anëtarësimi i Suedisë do ta bëjë aleancën më të fortë dhe më të sigurt. Vitin e kaluar ndërkohë, finlanda iu bashkua aleancës, duke përmbysur ashtu si suedia, dekada të tëra neutralitet. E kjo do të thotë tani se të gjitha shtetet përreth detit Baltik, me përjashtim të Rusisë, do të jenë pjesë e aleancës ushtarake.

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08