Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku ka udhëtuar drejt Zvicrës, ku do të ketë një takim bilateral me ministrin federal për transportin, energjinë dhe mjedisin. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balluku shfaqi ambiciet për një bashkëpunim të ngushtë sa i takon zhvillimit të transportit hekurudhor në Shqipëri.