Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi prezantuan strukturën dhe nënkryetarët e rinj të Bashkisë. Në fjalën e saj, Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, që është edhe drejtuese e qarkut e socialistëve në Fier, tha se nevojitet një ekip i ri dhe i motivuar për të çuar përpara punën dhe sfidat që ka ky institucion.