Pas fletëthirrjes së dytë nga Prokuroria e Posaçme, zëvëndkryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë u paraqit në prokurori për t’u njohur me akuzën “shkelje e barazizë se pjesmarresve ne tendera apo ankande publike’. Balluku u thirr nga prokurori Dritan Prençi lidhur me hetimin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën ministrja dyshohet se paracaktoi dy tendera.