Zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës që po zhvillon në Emiratet e Bashkuara Arabe, pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikh Abdullah bin Zajed Al Nahijan. Në këtë takim, Balluku dhe Al Nahijan diskutuan mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare.