Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë të hënën në takimin e përvitshëm të ministrave të energjisë së europës qendrore dhe jug-lindore, drejtuar nga komisioneri europian për energjinë, Dan Jorgensen. Në këtë takim, të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.