Ka nisur Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë në Fier, nën drejtimin e drejtueses politike të qarkut, Belinda Balluku, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimin e strukturave në terren. Pasditen e sotme, Balluku ka mbledhur strukturat drejtuese lokale në një takim që zhvillohet pa praninë e mediave. Ky organizim vjen në një moment kyç për forcimin e bazës dhe koordinimin e punës në terren, përpara garës elektorale.