Në kulm të debateve në Kuvend në lidhje me nismën e PS-së për të falur gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ofron çokollata deputetëve të opozitës që kishin rrethuar foltoren dhe po debatonin me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Balluku i drejtohet Flamur Nokës, Blendion Nallbatit dhe Gazment Bardhit me një kuti të mbushur me çokollata, që në Kuvend u futën nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani për ditëlindjen e tij.