Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të hënë kantierin e ndërtimit në rrugën Elbasan-Rrogozhinë. Ky është një prej kantiereve të hapura për zgjerimin dhe rritjen e standardeve të rrugës, që është pjesë e Korridorit 8.