Parakushti i socialistëve që para Kuvendit të shprehet gjykata kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, konsiderohet nga opozita një formë mbrojtje politike ndaj numrit dy të qeverisë. Në konferencën e kryetarëve, Gazment Bardhi akuzoi kryetarin e kuvendit për shkelje të rregullores.