Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masat e sigurisë të vendosura nga shkalla e parë e gjykatës së posaçme më datë 22 nëntor. Balluku, që njëkohësisht mban edhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë kundërshton në Gjykatën e Apelit të Posaçëm masat e sigurisë pezullim nga detyra dhe atë të ndalimit të daljes jashtë vendit.