Pas kalimit të Mesdheut me varka, linja e Ballkanit Perëndimor, mbetet rruga e dytë më aktive për kalimin e migrantëve të parregullt në Europë. Sipas Raportit të Agjencisë Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, Frontex, publikuar të premten mbi 30700 migrantë janë evidentuar në vendet e Ballkanit Perëndimo, përfshirë Shqipërinë, në synimin për të kaluar drejt kufijve europianë.