Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan në New York një takim informal me shefin e diplomacisë europiane, Josef Borrell. Sipas Komisionit Europian, mbledhja vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, si shtete anëtare të ardhshme të unionit. Më tej, KE bën me dije se takimi shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global.