Top News/ Ballkani, jo ‘zonë gri’ e sigurisë / Gjermania: Siguria e stabiliteti atje, jetike për BE
04/03/2024 13:45

Shtetet e Ballkanit Perëndimor meritojnë mbështetje të fortë në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryediplomatja gjermane më 4 mars, duke vënë në pah rrezikun që paraqet Moska për stabilitetin e rajonit. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se BE-ja nuk mund të përballojë ato që ajo i cilësoi si “zona gri” të sigurisë. “Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes që të ketë kudo në Evropë zona gri dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi së bashku për të mbyllur krahët që Rusia mund të përdor në politikën e saj të destabilizimit, dezinformimit dhe ndërhyrjes”, tha ajo para se të nisej për një vizitë në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. “Kjo përfshin mbështetjen për shtetet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve të tyre demokratike, në përmirësimin e qëndrueshmërisë së tyre dhe në ofrimin e mundësive ekonomike për njerëzit”, shtoi kryediplomatja gjermane. Brukseli ka thënë se Mali i Zi deri më tani ka shënuar më shumë përparim në procesin e anëtarësimit, por ritmi është i ngadalshëm. Podgorica ka nisur negociatat e anëtarësimit më 2012. Por, edhe në skenarin më ambicioz, BE-ja nuk pritet që të pranojë anëtarë të rinj deri në fundin e dekadës. Në dhjetor 2022, Bosnje Hercegovina mori statusin e vendit kandidat për BE, por negociatat për anëtarësim ende nuk kanë nisur.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07