Top News/ Ballkani del në plan të dytë / Fokusi në Mynih, tek Ukraina, Rusia dhe Gaza
19/02/2024 12:02

Mynihu, si cdo vit, është kthyer tani në arenën ku diskutohet situata e sigurisë në botë. Temat e kësaj konference këtë radhë, ishin, sic pritet, lufta në ukrainë dhe ajo në lindjen e mesme. Këto dy vatra krizash kanë përcaktuar pjesën më të madhe të diskutimeve. Por përveç diskutimeve të hapura për publikun, konferenca e sigurisë së mynihut, shoqërohet edhe me takime dy palëshe në prapaskena, përfshirë të atyre që publikisht qëndrojnë larg njëri tjetrit. Ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve të ballkanit perëndimor, e kanë gjetur veten këtë vit, në plan të dytë dhe jashtë paneleve publike. Sidoqoftë, ata kanë shfrytëzuar mundësinë e takimeve dy palëshe. Presidenti serb, aleksandër Vucic, u mburr me takimet me ministrat e jashtëm britanik dhe kinez, David Cameron dhe Ëang Yi, delegacionin e senatit amerikan etj. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me përfaqësuesit e senatit amerikan për zhvillimet në vend, duke akuzuar serbinë për problemet më të fundit të shkaktuara nga vendimi për ndalimin e dinarit. Kryeministri kroat Andrej Plenkovic nuk u mor me Serbinë dhe Kosovën, por me temën e tij të preferuar kur është në skenën ndërkombëtare: mbështetjen e Bosnje Hercegovinës nga Kroacia në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, në një nga panelet, anëtari i presidencës së bosnje hercegovinës, Denis Beqirovic, i bëri thirrje Brukselit që në mars të hapë negociatat e anëtarësimit. Por, analistët tërheqin sërish vëmendjen tek ndikimi i rusisë në ballkan, që është sipas tyre një nga faktorët më të mëdhenj të destabilitetit. "Rusia nuk po vepron vetëm kundër Ukrainës. Rusia është një faktor destabilizues kudo në botë. Rusia po përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin... ne duhet të mbështesim menjëherë Ukrainën dhe t'i japim asaj atë që i nevojitet", tha ndërkohë kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
DIGITALB DIGITALB