Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes në afera korruptive gjatë viteve të pushtetit. Krahas ish zyrtarit, Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi edhe familjarët e tij, bashkëshorten Elisabeta dhe fëmijët Angel dhe Ognen, të cilëve nuk u lejohet kalimi në territorin e Shteteve të Bashkuara. “Për sa kohë ishte zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare në favor të interesave të tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut në Maqedoninë e Veriut në institucionet qeveritare dhe proceset publike.” thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.