Top News – Ballkan/ Sistemi shëndetësor pranë kolapsit
29/11/2020 13:38

Nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe as doktorë; një numër i papërballueshëm rastesh të koronavirusit po i shtyn spitalet në Ballkan drejt kolapsit. Pas thuajse një viti në të cilin i mbajtën nën kontroll pak a shumë shpërthimet, skenari i makthit të cilit i druhej Ballkani që nga fillimi i pandemisë, tani po shpaloset. Në Bosnjen e goditur rëndë, një doktor e krahason stresin e kujdesit për shumë pacientë, jetët e të cilit varen në një fije peri, me periudhën e luftës. Kam frikë se mund të bëhet akoma më keq gjatë dimrit – thotë ai. Ballkani perëndimor, prej javësh po përballet me një shpërthim koronavirusi me numrin e viktimave që është dyfishuar vetëm muajin e shkuar, duke arritur në afro 10 mijë. Kriza po ekspozon mangësitë në sistemet shëndetësore atje, që prej kohësh vuajnë nga financimet e mangëta dhe kriza e ikjes së trurit, me një eksod të mjekëve të rinj dhe premtues dhe me infermierët që largohen në kërkim të pagave dhe kushteve më të mira në perëndim. Në Serbi, rreth 2 mijë punonjës mjekësor janë detyruar të vetëizolohen ndërkohë që repartet në spitale janë tejmbushur me pacientë. Bosnja, maqedonia e veriut dhe mali i zi, janë në 10-tëshen e parë në Evropë kur flitet për shkallën e vdekshmërisë për frymë. Edhe në Kosovë, klinikat janë të tejmbushura, me disa pacientë, si ky 33 vjecar, veprim Morina, që kthehen pas. Në Maqedoninë fqinje, qeveria ka rekrutuar edhe klinikat private dhe stafin e tyre për të trajtuar pacientët me covid 19 pasi spitalet publike e arritën kapacitetin e plotë të tyre. Mjekët në Kroaci po ashtu kanë paralajmëruar për mangësi në staf dhe pajisje.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58