Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se institucioni që ajo drejton do të dërgojë një ekip për të monitoruar situatën në Theth ku u prishën 40 objekte pa leje ndërtimi dhe ku pati përplasje me efektivët e policisë. Megjithatë ajo shtoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga banorët e zonës, dhe institucioni i avokatit të popullit duhet të ketë konsensusin e qytetarëve për të nisur hetim.