Ministri i Brendshëm Taulant Balla takoi ish-Drejtorët e Përgjithshëm, ku zhvilloi një bisedë me në fokus luftën kundër kriminalitetit në vend. Në fjalën e tij ministri u shpreh se duhet të krijohet një rrjet civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla. Duke iu kthyer çështjeve dhe shqetësimeve të ditës, prioritete të punës së tij, Balla ndau me ish-drejtorët, paketën e sigurisë në shkolla, të cilin ai e konsideron një plan për vendosjen në siguri të plotë të mjediseve përreth shkollave.