Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Taulant Balla thotë se është ende herët për të folur për kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak të Tiranës. I pyetur për shfaqjen e ambicies së Erion Braçes për të garuar në vendoret e vitit të ardhshëm dhe kritikave të tij të forta për udhëheqjen dhe proceset e brendshme partiake, Balla zgjodhi të mbante një qëndrim politikisht korrekt.