Drejtuesi i qarkut Fier në Partinë Socialiste Taulant Balla vijon fushatën e tij elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Paraditen e të shtunës Balla u ndal në qytetin e Lushnjës, ku kërkoi mbështetjen për një tjetër mandate për kryetaren aktuale të bashkisë, Eriselda Sefën dhe ekipin e saj të këshilltarëve bashkiakë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e Eriselda Sefës dhe premoi se qeveria Rama do të mbështesë projektet e saj në të ardhmen, për një Lushnjë gjithnjë e më të zhvilluar.