Taulant Balla i kërkoi ndjesë koleges demokrate, Albana Vokshi kur i përmendi numrin 0900, megjithëse shtoi se nuk kishte asnjë fyerje, por se po fliste për numrin jeshil të Bashkimit Europian për të marrë informacion. Justifikimi i Ballës nuk bindi deputetët e opozitës, që u ngritur në grup nga vendi dhe u përplasën edhe fizikisht me të.