Ish-ministrja e Jashtme greke dhe motra e kryeministrit aktual, Kiriakos Mitsotakis ka komentuar takimin e Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë. Duke folur për mediat greke, Dora Bakojanis thotë se nuk i interesojnë takimet e Ramës me shqiptarët në Greqi, por i interesojnë veprimet e tij me minoritarët grekë në Shqipëri, duke iu referuar rastit të Fredi Belerit.