Prokuroria e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për një padi penale ndaj presidentit të zgjedhur Bajram Begaj. Përmes një deklarate zyrtare, kreu i SPAK ka dhënë një përgjigje shteruese për të gjithë, teksa thotë se ndaj zotit Begaj nuk ka asnjë padi, apo hetim. Që prej momentit kur maxhoranca publikoi emrin e tij për postin e kreut të shtetit, opozita ngriti një sërë akuzash, ku pretendohej se Begaj ishte kallëzuar penalisht nga ish-ushtaraku Artur Meçollari për tjetërsimin e bazave ushtarake.