Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa masa sigurie për vdekjen e të miturit 3-vjeçar, Brian Spahiu pas një ndërhyrje dentare në klinikën Splendent në Tiranë. Urdhër-arrestet janë lëshuar ndaj mjekëve, Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bijë dhe ndaj Marta Ginës. Masat e nxjerra nga Prokuroria e Tiranës janë marrë nën dyshimet e veprës penale, ‘vrasje e kryer nga pakujdesia’. Akuzat janë ngritur pas marrjes nga Italia të ekspertizës mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së të miturit, tre ditë pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale te dhëmbët në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.