61-vjeçari Jani Kallanxhi I cili ndalua të premten e javës së shkuar me akuzën e ngacmimit seksual të vazjës së tij të mitur është lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Kështu gjykata e Korçës këtë të hënë ka pranuar kërkesën e prokurorisë për babain abuzues. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e arrestit, 61-vjeçari ka mohuar akuzat.