Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës mëngjesin e kësaj të enjteje ku një 44-vjeçar, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është Fatbardh Kaloshi. ai ishte duke kaluar në lagjen nuëmr 6 të qytetit bregdetar rreth orës 07:15 kur ra në kontakt me korrentin. Shkak u bë një shtyllë që ishte dëmtuar dhe prezenca e ujit në rrugë.