Anulimi i deportimit në Ruanda ishte hapi i parë i laburistëve në pushtet. Hapi i radhës i planifikuar nga qeveria e Kryeministrit Keir Starmer është dhënia e azilit për të paktën 90 mijë të tyre. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper pritet të zbulojë legjislacionin e ri me të cilin në fillim të kësaj jave do të nisë procesi për shqyrtim të kërkesave për azil për mijëra njerëz që kishin frikë se mund të largoheshin drejt Ruandës.