Dukate Selimi, nëna e Florian Selimit, i cili mbeti i vrarë në gusht të vitit 2019 nga vëllai i Azgan Mernicës, ka deklaruar se policia dhe autoritetet nuk kanë marrë parasysh denoncimet që kanë bërë. Në një prononcim për emisinin “Breaking” në Top Neës, nëna e të ndjerit tha se është larguar nga Fieri pasi ndihet e kërcënuar. Sakaq ka rrëzuar versionin e policisë lidhur me vrasjen e efektivit Novruz Cenalia nga Azgan Mernica, tha se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar dhe se nuk ka të bëjë me konflikt të momentit.