Miq, njerëz të drejtësisë, kolegë dhe drejtues institucionesh kanë shkuar për ngushëllim në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra ditën e hënë në sallën e gjyqit. Gjyqtari Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e mërkurë. Homazhet shtetërore për gjyqtarin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme në pallatin e Kongreseve. Më pas Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.