Top News/ Avokati ndërroi jetë në Durrës/ Policia e raportoi aksident, kolegët e tij ngrenë dyshime
23/08/2024 16:46

Avokatët penalistë kanë hedhur hijë dyshimi për vdekjen e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën dytësore Plepa Kavajë. Ata thonë se Dingo mbronte disa cështje sensitive dhe se dyshimet të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.” Lidhur me këtë cështje pati edhe një reagim nga avokati Kujtim Cakrani, i cili shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ky nuk është një rast i izoluar dhe se kohët e fundit janë vrarë dhe dhunuar shumë avokatë. Cakrani e cilëson vrasje ngjarjen e dy ditëve më parë, pranë banesës së avoktit dhe bën thirrje që autorët të shkojnë përpara drejtësisë. Sipas policisë së Durrësit 63 vjecari u përpas nga një automjet dhe për pasojë humbi jetën. Këtë të premte policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 22 vjecarin Erjon Kacani, banues në Tiranë. Ky i fundit pasi përplasi me makinë Leonard Dingon, u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjetin e braktisi në fshatin Kodër Arapaj. Policia e Durrësit e ka raportuar ngjarjen si aksidentale, ndërkohë që avokatët penalistë e cilësojnë atë si krim.

Top News – Burg për të gjithë… Shqipëria, pesë herë më shumë të paraburgosur se BE
08/02 20:03
Top Channel/ Përfituesit nga amnistia, lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra
08/02 19:45
Top Channel/ Vlorë, dhunohet barbarisht avokati Cakrani, rrëfen nga spitali ç’ndodhi
08/02 19:40
Top Channel/ “Vdisni se ringjalleni”! Zbulohen lidhjet e mësuesit me pastoren e vetëshpallur
08/02 19:35
Top News – U dhunua pranë një karburanti. Avokati Cakrani: Ishin dy të rinj, më fyen dhe goditën
08/02 19:16
Top News – ‘Më goditën pas koke, nuk i njihja’ Avokati Cakrani flet pas sherrit në karburant
08/02 15:17
Top Channel/ Dhunohet Kujtim Cakrani/ Mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Meta është goditur në Vlorë
08/02 15:15
Top Channel/ Rrëshqitje dherash gjatë natës, bllokohet sërish rruga Qukës–Qafë Plloçë
08/02 15:13
Top Channel/ U dhunua nga dy persona, avokati Cakrani tregon për TCH: Njëri po ofendonte, tjetri…
08/02 15:05
Top Channel/ Tiranë, kapen 12 pistoleta/ Trafiku i armëve nga Kosova, policia arreston 27-vjeçarin
08/02 14:52
Top Channel/ Berisha: Rama kërcënoi Europën/ “Tha se nuk do e zbatojë vendimin e Kushtetueses…”
08/02 14:47
Top News – ‘Sulm kundër drejtësisë’. Bardhi: Balluku e ka shndërruar Ramën në Don Kishot
08/02 14:05
Top News – ‘Kërcënim për Europën!’ Berisha: Qëndrimi i Ramës për Ballukun, i paprecedentë
08/02 13:54
Top Channel/ Trafikonte armë zjarri në Tiranë, në pranga 27-vjeçari nga Kosova, sekuestrohen…
08/02 13:29
Top Channel/ Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese, reagon Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën
08/02 13:24
Top Channel/ Rama nuk tërhiqet për pagat e gjyqtarëve: Duan qiqra në hell
08/02 13:15
Top Channel/ Fshati i gështenjave/Janë burimi kryesor i të ardhurave, banorët: Mbajmë familjet me to
08/02 12:18
Top Channel/ Memoriali i Fishtës në errësirë/ Pas inaugurimit i vendoset kyçi dhe nuk ka as energji
08/02 12:16
Top Channel/ Mbyllet shkolla në Lazarat/ Emigrimi e boshatisi, dështoi edhe ideja për ta bërë…
08/02 12:14
Top Channel/ Dimal, blegtorët në krizë/ Përmbytjet u dëmtuan ushqimin e kafshëve
08/02 12:13
DIGITALB DIGITALB