Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar dhe trajtuar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durresit në ambientet e klinikës private, ku iu nënshtrua analizave. Pas deklaratve publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prenci ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin. Veliaj ka akuzuar Drejtorinë e Burgjeve për trajtimin e tij. Mbrojtja ligjore e kryebashkiakut pretendon se është shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtim njerzëzor pasi u shoqërua me 30 efektivë policie dhe hetues të BKH-së për një vizitë mjekësore në një klinikë private në Durrës. Avokatët pretendojnë gjithashtu se disa prej këtyre efektivëve kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, çka e konsiderojnë si një shkelje të hapur të protokolleve mjekësore dhe të standardeve të trajtimit njerëzor.