Andi Duraj, avokati i Henri Çilit është shprehur se klientit të tij dhe të arrestuarve për dosjen “Mezhgorani” u janë shkelur të drejtat në momentin që janë arrestuar. I ftuar në “Top Show”, Duraj tha se përgjimet e paraqitura në gjykatë janë të jashtëligjshme pasi janë pjesë e një komunikimi mes avokatit dhe klientit dhe nuk mund të përdoren kurrsesi në këtë formë. Përsa i përket takimit me zyrtarin e lartë, Duraj tha se nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë dhe se shpreson që edhe vetë institucionet të kenë bërë një keqkuptim me deklaratat.